Site icon Telegrafi

Mustafa, Osmanit dhe Kurtit: Bashkërendimi juaj nuk iu bëri punë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë sot se bashkërendimi i Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit nuk iu bëri punë.

Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Osmani i iku përgjegjësisë që të drejtojë Kuvendin e Kosovës, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për kryeministër, ndërsa Kurti i iku përgjegjësisë t’ia dorëzojë detyrën kryeministrit Hoti.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Bojkotimi i bashkërenditur i znj. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit dhe z. Albin Kurti, ish Kryeministër, nuk iu bëri punë.

E para iku nga përgjegjësia ta drejtojë seancën e Kuvendit, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për Kryeministër, kurse partia e saj, LDK, ku akoma është nënkryetare, do ta drejtonte koalicionin qeverisës. Veprim i papresedan dhe i papërgjegjshëm.

Sot, Albin Kurti i iku përgjegjësisë t’ia dorëzojë detyrën Kryeministrit Hoti. Deklarata e tij se nuk ia dorëzon detyrën njeriut qe e ka shkarkuar është e ulët dhe e pasaktë. Në fakt para se ta shkarkonte z. Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë, Kurti e shkarkoi vetëveten me votën e mbi 2/3 të deputetëve.

Pamja e mëngjesit të sotëm e Kryeministrit Hoti, në ceremonin e nderit të njësisë së FSK-së, flet qartë se para tij nuk kishte Kryeministër. Sepse çdo kryeministër me sjellje normale do t’ia dorëzonte detyrën pasardhësit të tij”. /Telegrafi/

Exit mobile version