Site icon Telegrafi

Mustafa nuk takohet sot me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se nuk do të ketë sot takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Lideri i LDK-së këto komente i bëri para takimit me kryetarin e Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber.

Takimi mes liderit të Vetëvendosjes dhe LDK-së pritej të ndodhte sot, por sipas Mustafës sot nuk do të ketë takim.

Ndryshe, të martën pritej nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet dy liderëve të dy partive për bashkëqeverisje, por që nuk ndodhi. Kjo për shkak të mosmarrëveshjes rreth ndarjes së ministrive dhe posteve tjera. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

 

Exit mobile version