Site icon Telegrafi

Mustafa: A nuk patët kandidat tjetër përveç sekretarit organizativ të AAK-së, për drejtor të AKP-së?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka kritikuar Bordin e AKP-së, për përzgjedhjen e drejtori të ri të kësaj agjencie. Mustafa në një postim në profilin e tij në Facebook ka kritikuar ashpër Bordin e AKP-së që emëroi ish-sekretarin e AAK-së, Volon Tolaj, Drejtor të Bordit të AKP-së.

“Tani unë i pyes anëtarët e Bordit, a nuk patët kandidat tjetër përveç sekretarit organizativ në AAK-së për drejtor menaxhues. A u detyruan, juve “të institucionit të pavarur” ta shkarkoni drejtorin e mëparshëm pak pa i kaluar mandate, për ta zgjedhur ish zyrtarin e AAK-së?? A e ndjeni edhe më tutje veten se jeni të pavarur si institucion apo jeni strukë nga frika se edhe juve ua vejnë ndonjë taksë”, ka shkruar ish-kryeministri Isa Mustafa.

Lexo po ashtu Valon Tolaj zgjedhet në pozitën e drejtorit menaxhues të AKP-së

Postimi i plotë i Mustafës në Facebook

Bordi i Drejtorëve të AKP-së zgjodhi për drejtor menaxhues të Agjencisë së Privatizimit, sekretarin organizativ të AAK-së.

Kur në fund të muajit tetor reagova për shkarkimin e ish-drejtorit të AKP-së dhe dorëheqjen e Kryetarit të Bordit, me një prononcim të gjatë Bordi i Drejtorëve të AKP-së, më 30 tetor 2018, më reagoi ashpër duke më mbajtur shumë ligjërata, ndër të tjera se “pra, AKP nuk është agjenci qeveritare dhe as politike, por është institucion i Kuvendit, mbikëqyret nga Kuvendi dhe i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Mirë shumë!

Tani unë i pyes anëtarët e Bordit, a nuk patët kandidat tjetër përveç sekretarit organizativ në AAK-së për drejtor menaxhues. A u detyruan, juve “të institucionit të pavarur” ta shkarkoni drejtorin e mëparshëm pak pa i kaluar mandate, për ta zgjedhur ish zyrtarin e AAK-së?? A e ndjeni edhe më tutje veten se jeni të pavarur si institucion apo jeni strukë nga frika se edhe juve ua vejnë ndonjë taksë.

Pyes edhe Kuvendin, pse po lejon që agjencitë e saj të politizohen dhe të kapen nga interesa të drejtpërdrejta partiake?

Veprimet e tilla konsideroj se janë të dëmshme, ato bëhen për interesa klienteliste të Qeverisë dhe AAK-së, çmimin e të cilave e paguan shteti i Kosovës dhe qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version