Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës të drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa.
Mustafa në një konferencë për gazetarë ka thënë se prioritet do t’i japin arsimit dhe shëndetësisë.
“Politika e pagave do të bëhen në harmoni me sektorin publik dhe privat. Duke forcuar sektorin privat do ta forcojmë edhe buxhetin”, ka thënë Mustafa.
Në mbledhjen e qeverisë është diskutuar edhe për implementimin e kontratës kolektive.
“Ne do ta implemetojmë një pjesë të kontratës kolektive. Këtë vit është prioritet zgjidhja e problemeve ekonomike dhe luftimi i korrupsionit. Do t’i kem në fokus edhe investimet e huaja dhe vazhdimin e thellimit të reformave në drejtësi”, ka shtuar kryeministri, transmeton Gazeta Tribuna.
Ai ka thënë se brenda dy muajve do t’i kompletojnë të gjitha bordet e agjencive të pavarura dhe kompanive publike.
Në ditët në vijim sipas kryeministrit, do të emërohen edhe zëvendësministrat e kabinetit të tij.