Mustafa Nano nuk tërhiqet nga “teza” e tij se nëna e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu është sllave. I ftuar në emisionin “Oktapod”, ai i është përgjigjur ashpër kundërshtuesve si Spartak Ngjela për të cilin tha se është “një idiot”, transmeton Newsbomb.
Historianin Moikom Zeqo, Nano e ka quajtur “të sëmurë psikik” duke thënë se përgjigjen e tij nuk argumentoi me fakte historike. Në fakt, edhe vetë Nano nuk ka tentuar të japë argumente historikë për tezën e tij.
Ndërsa, për Artan Shkrelin Nano tha se është i shokuar me përgjigjen që i dha.
“Unë nuk jam Skendërbegolog, nuk jam njohës i madh i tij, unë merresha me një detaj të caktuar, dhe Shkreli merrej me këtë që kjo është tezë sllave. E ç’domethënë kjo, ka historianë sllavë që janë të shkëlqyer. Si mund të thuash ti teza sllave, kjo është një lloj racizmi, prandaj jam i shokuar nga Shkreli. Ose Moikom Zeqo, ai kishte bërë një shkrim që vetëm thoshte mjaft, mjaft me këtë mjaft me atë. Pse të thashë unë që Ngjela është idiot. Sepse ky marrëdhënien me Evropën e lidh vetëm me NATO-n, Evropa është një univers kulturor është një gjë shumë më e madhe. Nuk mund të thuash që ky është islamik i paguar dhe i shitur. Vura re një tronditje të Moikomit derisa mu duk i sëmurë psikik”, tha Nano.