Aplikimi i pakos së re fiskale do të sjellë përfitime për qytetarët me të ardhura të vogla dhe mesatare.
Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.
Sipas Mustafës, me këtë pako do të ruhet standardi i qytetarëve me të ardhura të vogla dhe të mesme.
Në mbledhjen e ekzekutivit kabineti qeveritar ka miratuar edhe projektligjin për shërbimin e jashtëm të Kosovës.
Ekzekutivi ka miratuar edhe një sërë propozim vendime të tjera.