Site icon Telegrafi

Mustafa: Kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se janë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Në këtë drejtim, ai u shpreh se shpreson që javën e ardhshme kur do të vijnë ekspertët nga vendet e BE-së për ta bërë vlerësimin e radhës për përmbushje të kritereve, nuk do të kenë më arsye ta zgjasin afatin për dhënien e rekomandimit për Kosovën.

Ai ndër të tjera e përmendi zgjidhjen e problemit të Avokatit të Popullit.

Javën e ardhshme ai tha se do të bëhet programi për Organin Shqyrtues të Prokurimit, si dhe janë bërë përgatitjet për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Exit mobile version