Telegrafi

Mustafa: Kalimi i demarkacionit i heq vizat (Video)

Kosova nuk ka humbur asnjë metër katrorë me demarkacionin me Malin e Zi dhe si e tillë kjo marrëveshje duhet ratifikuar shpejt në Kuvendin e Kosovës.

Këtë bindje e ka shprehur i pari i ekzekutivit Isa Mustafa, i cili ka siguruar gjithashtu se ratifikimi i demarkacionit do heq regjimin e vizave për kosovarët.

Mustafa ka thënë se çdo deputet që mendon me arsye, do ta votojë demarkacionin, ndërsa për bashkëpartiakët e tij që po e vazhdojnë kundërshtimin, Mustafa ka thënë se nuk do t’ju jepet më mundësia që të kërkojnë votën e qytetarëve.

Ai ka thënë se nuk është e drejtë mbajtja peng e qytetarëve për viza, ngase para ambasadave presin qytetarët dhe jo opozitarët. /GazetaTribuna/