Analisti Albert Musliu ka folur rreth deklaratave të Zoran Zaevit që i bëri në Zvicër në takim me shqiptarët. Ai tha se çdo tendencë e cila çon drejt zmadhimit dhe harmonizimit të marrëdhënieve midis bashkësive etnike në Maqedoni është për t’u përshëndetur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pas shqyrtimit të Marrëvedhjes së Ohrit në drejtim të kohezionit social, janë sjellur disa përfundime lidhur me përdorimin e gjuhës dhe disa interesa tjera për shqiptarët, tashmë kanë dalë nga rishikimi i Marrëveshjes. Unë mendoj se çdo tendencë që nënkupton rritje të harmonisë mes komuniteteve në Maqedoni është për t’u përshëndetur”, deklaroi mes tjerash Musliu për Kanal 5./Telegrafi/