Telegrafi

​Musliu për emërimin e drejtorit të ri të AKI-së: Lajm i mirë për Kosovën, por u vonua mbi pesë muaj për inate politike e personale

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) në Kuvendin e Kosovës, njëherësh deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu e ka mirëpritur emërimin e drejtorit të ri të AKI-së, Petrit Ajeti.

Musliu në një prononcim për Telegrafin ka thënë se emërimi i Ajetit është lajm i mirë për Kosovën edhe pse siç tha ajo kanë kaluar të gjitha afatet ligjore.

Sipas saj, Kosova mbi pesë muaj vetëm për inate politike e personale mbeti pa drejtor të AKI-së, e cila siç deklaroi Musliu e ka vënë në rrezik Sigurinë Kombëtare.

Lexo po ashtu Petrit Ajeti emërohet drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

“Emërimi i Drejtorit të AKI-së është lajm i mirë për Kosovën sepse siç e dini janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore. Thjesht për inate politike e personale mbi pesë muaj Kosova është pa drejtor të AKI-së dhe kjo e ka vënë në rrezik sigurinë kombëtar”, ka thënë për Telegrafin, kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së, Ganimete Musliu.

Lexo po ashtu U emërua në përvjetorin e 22-të të vrasjes së vëllait, ky është profili i drejtorit të AKI-së

Ndërkaq, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, sot kanë emëruar Petrit Ajetin drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). /Telegrafi/