Analisti Albert Musliu në emisionin “Samo Vistina” deklaroi se Evropës nuk e ndan mendjen për ish-kryeministrin Nikolla Gruevskin i cili mori azil në Hungari.
Ai tha se kjo është një punë traumatike për Evropën.
“Ky problem është problem edhe i vet Evropës. Nuk mund kjo të definohet si persekutim politik. Ne jemi definuar si vend i sigurt”, tha ai.
Ai shton se nuk ka logjikë që një njeri i cili ka gjashtë persona sigurim personal të thotë se i kërcënohet jeta./Telegrafi/