Fernando Muslera ka pësuar një lëndim dramatik në këtë fundjavë.
Ish-portieri i Lazio që aktualisht është pjesë e Galatasarayt ishte i detyruar të largohej nga fusha në minutën e 24-të.
Portieri uruguaian ka pësuar frakturë të dyfishtë në këmbë në ndeshjen kundër Rizesporti këtë të diele.
Mulera u dërgua me ambulancë në spital, derisa i është dhënë edhe oksigjen artificial, derisa parashihet se nuk mund të rikthehet në fushë deri në vitin 2021.
Galatasaray pësoi humbje 2-0 ndaj rivalit në Superligën e Turqisë, ndërsa është gjashtë pikë mbrapa liderit Trabzonspor. /Telegrafi/
https://twitter.com/RecoDeSouza/status/1272239105708101635
Muslera ambulansla böyle hastaneye götürüldü! pic.twitter.com/acI4F9l0ht
— Fanatik (@fanatikcomtr) June 14, 2020