Postimi i fundit i miliarderit amerikan Elon Musk, lidhur me planin e tij për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë ka hasur në kritika të ashpra nga ukrainasit por edhe nga qytetarët e Kosovës, pasi drejtori ekzekutiv i Tesla tërhoqi një paralele mes shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe çështjes së aneksimit të rajoneve ukrainase nga Rusia.
Ai kërkoi që përmes sondazhit banorët e Krimesë dhe rajoneve tjera të aneksuara nga Rusia, të shprehin vullnetin dhe të deklarohen nëse duan të mbeten me Rusinë apo Ukrainën, transmeton Telegrafi.
Which @elonmusk do you like more?
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 3, 2022
Sipas tij, nëse janë për qëndrim në Ukrainë, Rusia duhet të largohet, e kjo mjaftoi që shumë ukrainas t’i reagojnë ashpër duke filluar nga presidenti Volodymyr Zelensky, i cili me një dozë ironie filloi një sondazh me të cilin kërkonte nga përdoruesit e Twitter të votojnë se kush e do Elon Muskun që e mbështet Ukrainën, dhe kush “tjetrin Musk” që mbështet Rusinë.
Në anën tjetër, postimi i tij sa i përket paraleles që krahason rastin e Kosovës me atë të rajoneve të aneksuara ukrainase nga Rusia, bëri që shumë qytetarë dhe njohës të çështjeve ndërkombëtare t’i reagojnë.
Maybe a similar approach to Kosovo https://t.co/cGPpaXAaA3
— Elon Musk (@elonmusk) October 3, 2022
Shumë prej tyre ishin të mendimit se janë dy çështje që nuk kanë të bëjnë njëra me tjetrën, madje disa thanë se Kosova ka kaluar nëpër të gjitha proceset duke përmbushur të gjitha kriteret për të qenë shtet i pavarur dhe sovran. /Telegrafi/