Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov është tallur gjatë ditës së sotme me miliarderin Elon Musk.
Ky i fundit i kishte ofruar një ballafaqim sy më sy presidentit rus, Vladimir Putinit dhe fituesit do t’i takonte Ukraina.
Thank you for the offer, but such excellent training would give me too much of an advantage.
If he is afraid to fight, I will agree to use only my left hand and I am not even left-handed.
Elona
— Elon Musk (@elonmusk) March 15, 2022
Çeçeni i kishte ofruar pronarit të markës së veturave Tesla stërvitje falas për tu ballafaquar me liderin rus.
“Faleminderit për ofertën, por një stërvitje e tillë e mrekullueshme do të më jepte shumë përparësi. Nëse ai është i frikësuar, unë do të përdor vetëm dorën e majtë. Edhe pse nuk jam mëngjarash”, shkroi Musk në Twitter.
Më herët sot, Musk postoi një foto teksa mbante në duar një flakëhedhës pranë Putinit dhe shkroi “Unë shoh që je një negociator i ashpër. Në rregull, mund të kesh dhjetë për qind më shumë para pay-per-view”. /Telegrafi/