Telegrafi

Musk sfidoi Putinin, Kadyrov: “Elona” puno me muskujt e tua para se të takohesh me Putinin

Elon Musk e kishte ‘sfiduar’ presidentin rus, Vladimir Putinin në një luftë të ‘një me një’, duke thënë se ‘fituesit do t’i takonte Ukraina’.

Tashmë miliarderi amerikan ka marrë edhe një përgjigje, megjithatë jo nga i pari i shtetit rus, por nga lideri çeçen, Ramzan Kadyrov.

Lexo po ashtu Musk 'sfidon Putinin me një luftë një me një’ - fituesi merr Ukrainën!

Pronari i markës së veturave Tesla ka publikuar një mesazh të çeçenit të publikuar në rrjetin social Telegram teksa i kujton cilësitë dhe shkathtësitë e Putinit.

“Elon Musk e kam një këshillë për ty – mos i mat shkathtësitë e tua me të Putinit. Ju i takoni dy niveleve të ndryshme. Putin do të dukej anti-sportist duke të rrahur ty, një kundërshtar të dobët”, shkruan ndër të tjerash në mesazhin e Kadyrovit.

Ai më tutje thotë se duhet të punojë më shumë në muskujt e tij teksa miliarderin e cilëson si grua duke e quajtur Elona.

Theksojmë se çeçeni ditë më parë kishte deklaruar në rrjetet sociale se gjendet në Ukrainë, por që nuk ka ofruar kurrfarë dëshmie.

Ndryshe, Musk deri më tani në disa raste e ka ndihmuar shtetin ukrainas duke e furnizuar me pajisje për internet. /Telegrafi/