Site icon Telegrafi

Musk nuk do të largohet nga drejtimi i Tesla

Gjiganti i makinave elektrike, Tesla, u rrit ndjeshëm në tregtinë përpara hapjes së sesionit, ndërkohë që Elon Musk arriti në një marrëveshje me rregullatorët për komentet e tij në Twitter.

Në marrëveshjen me Komisionin e Bursave dhe Letrave me Vlerë, Musk dhe kompania do të paguajnë nga 20 milionë dollarë gjobë dhe Musk do të largohet nga posti i kryetarit të bordit për të paktën tre vite, megjithatë ai do të qëndrojë kreu ekzekutiv i kompanisë. Aksionet e Tesla u rritën me 16 për qind në 306.5 dollarë, duke u rimëkëmbur nga rënia prej 14 për qind.

Lexo po ashtu Elon Musk e bënë këtë pyetje për ta kuptuar se kur një kandidat gënjen në intervistë pune

Vlera në treg ra pas lajmërimit të Komisionit të Bursave dhe Letrave me Vlerë për veprimin ligjor kundër komenteve në Twitter, ku Musk tha se ka siguruar financim për të kthyer kompaninë në private për 420 dollarë për aksion. Tashmë, investitorët kërkojnë të shohin nëse Tesla ka arritur objektivat e prodhimit deri në fund të tremujorit të tretë. Pavarësisht rënies së aksionit nga niveli i lartë të vitit të kaluar, Tesla vlerësohet ende në 45.2 miliardë dollarë.

Lexo po ashtu Elon Musk shkarkohet nga roli drejtues i Tesla

Spekulatorët e kanë shënjestruar kompaninë, duke thënë se duhet të rrisë financimin me miliarda dollarë dhe se kontrollohet nga një ekzekutiv i ‘çmendur’. /Telegrafi/

Exit mobile version