Telegrafi

Musk konfirmon se kishte ndaluar një sulm të madh të ukrainasve ndaj forcave ruse

Elon Musk urdhëroi fshehurazi inxhinierët të mbyllnin rrjetin e komunikimit satelitor Starlink të kompanisë së tij pranë bregut të Krimesë për të parandaluar një sulm të fshehtë ukrainas mbi flotën detare të Rusisë.

Kjo e dhënë është shkëputur nga libri biografik i Elon Muskut, të cilin po e shkruan Walter Isaacson, i cili ka shkaktuar reagime të mëdha tek njerëzit, transmeton Telegrafi.

Tashmë ka reaguar edhe vetë miliarderi amerikan, duke konfirmuar se ka ndodhur një gjë e tillë ndërsa ka arsyetuar vendimin e tij.

Duke iu përgjigjur një mesazhi në Twitter që përmbledh historinë – me titull “Elon parandalon luftën Bërthamore? – Musk pohoi se “Starlink në fjalë nuk u aktivizuan. SpaceX nuk çaktivizoi asgjë”.

Megjithatë, ai vazhdoi të pretendonte se megjithëse nuk i urdhëroi inxhinierët të fiknin sistemin satelitor, ai refuzoi lutjet ukrainasve për ta ndezur atë.

“Kishte një kërkesë urgjente nga autoritetet qeveritare për të aktivizuar Starlink deri në Sevastopol. Synimi i dukshëm ishte fundosja e pjesës më të madhe të flotës ruse në spirancë”, shkroi fillimisht miliarderi në platformën X.

“Nëse do të kisha pranuar kërkesën e tyre, atëherë SpaceX do të ishte në mënyrë eksplicite bashkëpunëtor në një akt të madh lufte dhe përshkallëzim të konfliktit”, pohoi ai.

Lexo po ashtu Pasi bisedoi me rusët, Musk çaktivizoi Starlinkun dhe sabotoi një sulm të madh ukrainas?

Ndërsa dronët e nëndetëseve ukrainase me eksploziv iu afruan flotës ruse, “ata humbën kontaktin”, shkruan Isaacson.

Vendimi i Muskut, i cili i shtyu zyrtarët ukrainas t’i luteshin atij që të ndizte satelitët, u nxit nga një frikë akute se Rusia do t’i përgjigjej sulmit të Ukrainës ndaj Krimesë me armë bërthamore, një frikë që u nxit nga bisedat e Muskut me zyrtarë të lartë rusë.

Ndrysh, libri biografik i pronarit të Teslas do të botohet më 12 shtator të këtij viti. /Telegrafi/