Miliarderi Elon Musk iu përgjigj shkrimtarit Stephen King, i cili i kërkoi të dhuronte para për Ukrainën.
Pronari i Teslas ka pohuar se deri më tani ka dhuruar 100 milionë dollarë amerikanë për shtetin ukrainas.
“Kam dhuruar 100 milionë dollarë për ukrainasit, po ju sa keni dhuruar?”, iu kundërpërgjigj Musk në Twitter.
I’ve donated $100M to Ukraine, how much have you donated?
(We turned down the DoD money btw) https://t.co/wpLa6dTnP6
— Elon Musk (@elonmusk) April 23, 2023
Shkrimtari amerikan, Stephen King propozoi më 22 prill që pronari i Twitterit të transferonte paratë e marra për verifikimin e faqes së shkrimtarit në rrjetin social në fondin e bamirësisë së Serhii Pritula.
Kjo e fundit është një figurë publike dhe politike ukrainase, e cila që nga fillimi i pushtimit rus u fokusua në mbledhjen e parave për nevojat e Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Ndryshe, Musk ka kontribuar edhe me ofrimin e internetit për ushtrinë ukrainase përmes Starlinkut. /Telegrafi/