Site icon Telegrafi

Muriqi u përgjigjet analistëve që po e akuzojnë për karton të kuq të qëllimshëm

Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë në Superligën e Turqisë.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës deri në tani ka realizuar 11 gola dhe ka asistuar katër herë te bashkëlojtarët e Fenerbahçes.

Të njëjtën gjë e bëri edhe gjatë ditës së djeshme, ku shënoi gol dhe asistoi në fitoren e skuadrës së tij kundër Gaziantepit me rezultat 2-0.

Shtatgjati u përjashtua nga ndeshja në të 95 minutë pasi mori karton të kuq.

Analistët po e akuzojnë se e ka bërë me qëllim në mënyrë që të pushoj për një javë.

Por, këtë gjë e ka mohuar kategorikisht Muriqi pas takimit duke thënë se nuk ishte e planifikuar.

Lexo po ashtu Vedat Muriqi shënon gol në minutat shtesë ndaj Gaziantepit, por ndëshkohet edhe me të kuq

“Asgjë nuk ka të vërtetë. Unë e godita pak topin me qëllim që të vonohet paksa loja. Po të ishte e planifikuar, në momentin e realizimit të golit, do ta hiqja fanellën. Unë vazhdoj të jap kontributin tim në synimin kryesor të ekipit, titullin e kampionit”, tha Muriqi.

Ndryshe, 25-vjeçari me paraqitje të mira ka rënë në sy të shumë skuadrave evropiane duke përfshirë edhe Tottenham Hotspurin e Jose Mourinhos. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version