Mediat italiane dhe ato turke, po e bëjnë pothuajse të kryer transferimin e Vedat Muriqit te Lazio.
Mësohet se Lazio do të paguajë 16 milionë euro, plus dy milionë euro të tjra në formë të bonuseve.
Sipas Calciomercato, Lazio tani është në fazën e fundit të transferimit të Muriqit pas kësaj oferte.
Lazio deri më tani kishte ofruar 16 milionë euro, por së fundmi ka rritur edhe bonuset.
Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare deri më tani ishte i zënë me transferimin e David Silvas.
Tare do të zhvillojë takimin e fundit me Fenerbahcen gjatë këtyre ditëve për t’i dhënë fund edhe transferimit të shqiptarit.
Muriqi pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Lazion, ndërsa paga tij fillestare do të jetë 2 milionë euro në vit. /Telegrafi/