Site icon Telegrafi

Muriqi: E shoh veten të përshtatshëm për Lazion, në vitet e ardhshme dua të luaj për klubet e mëdha

(Foto: Twitter/S.S.Lazio)

Vedat Muriqi ka thënë se karakteristikat që i posedon janë të përsosura për stilin e lojës së Lazios dhe shpreson të ketë sukses në kryeqytetin italian.

Sulmuesi i Kosovës ka arritur në Romë, ku të hënën do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, para se ta zyrtarizojë transferimin te Bianconcelestët nga Fenerbahce.

Në një prononcim para gazetarëve në aeroport (transmetuar nga Tuttomercatoweb), 26-vjeçari ka deklaruar se do të përshtatet me lojë e skuadrës së re.

(Foto: Twitter/S.S.Lazio)

“E shoh veten të përshtatshëm për stilin e tyre të lojës. Lazio ka luajtur me dy sulmues në numri më të madh të ndeshjeve në sezonin e kaluar”.

Lexo po ashtu Pamje nga arritja e Muriqit në Romë, të hënën pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore te Lazio

“Ata thanë që iu nevojitet një sulmues si unë. Edhe unë i zgjodha ata. Për mua, në radhë të parë vjen suksesi i skuadrës, pastaj ai individual. Po shkoj te një skuadër e re dhe shpresoj të kem sukses”.

“Dua të luaj te klubet më të mira në botë në vitet e ardhshme. Do të jap më të mirën për Lazion”, ka thënë Muriqi. /Telegrafi/

https://twitter.com/OfficialSSLazio/status/1305146668514500608

Exit mobile version