Interi po mendon të pastrojë skuadrën me lojtarë që nuk janë në planet e Luciano Spallettit.
Njëri nga ta është edhe mbrojtësi kolumbian Jeison Murillo i cili humbi edhe vendin e titullarit tek Interi.
25-vjeçari është duke u kërkuar nga dy skuadra të njohura gjermane.
Bayer Leverkusen dhe Schalke 04 janë vënë seriozisht në ndjekje të Muriolls dhe tentojnë transferimin e tij në Bundesliga.
Interi është i gatshëm ta lë të lirë lojtarin por jo nën çmimin që duan ata.
Sipas medieve gjermane mjaftojnë 12 milionë euro për transferimin e Murillos. /Telegrafi/