Luis Muriel është i lumtur te Sampdoria, por tregon që drejt tij ka oferta edhe nga klubet e mëdha italiane si Juventus, Inter, Milan dhe Roma.
Sulmuesi 25 vjeçar ka treguar formë të lartë me Sampdorian, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë pesë asistime në të gjitha garat.
“Objektivi im personal është që të arrij të thyej rekordin tim prej 11 golave në Serie A”.
“Më mungojnë vetëm dy, dhe goli më i bukur ishte ai ndaj Romës”.
“E ardhmja? Jam i lumtur te Sampdoria, pasi fituam derbin dy herë brenda një sezoni që nuk kishte ndodhur në 57 vite, por kam disa oferta nga klube si Juventus, Inter, Milan dhe Roma në Itali, por nuk mungojnë as ato nga Spanja dhe Italia”, ka thënë Muriel. /Telegrafi/