Telegrafi

Muriel flet për super golin e shënuar ndaj Milanit

Sulmuesi i Atalantas, Luis Muriel, ka folur pas ndeshjes me Milanin, ku fal një goli të tij të mrekullueshëm skuadra e tij mori tri pikë.

Ai ka thënë se skuadra është kthyer te fitoret pas humbjes ndaj Torinos dhe kjo është gjë e mirë, ndërsa u ndal edhe tek goli i tij i bukur.

“Këto janë zgjedhje që bëhen në moment. Nuk e mendon, sepse edhe nëse e tenton në stërvitje, nuk mund ta dish se kur mund të ndodhë një mundësi si kjo. Nuk mund të koordinohesha në asnjë mënyrë tjetër”, ka thënë Muriel.

Lexo po ashtu Qetësi, stil dhe teknikë e lartë - goli i Luis Muriel në kohën shtesë ndaj Milanit ishte i jashtëzakonshëm

Sulmuesi kolumbian ka shtuar se është në dispozicion të trajnerit dhe kur t’i jepet mundësia do të jap gjithmonë më të mirën.

“Jam i qetë, gjithmonë e kam vënë veten në dispozicion të trajnerit, bashkëlojtarëve dhe klubit. Gjithmonë dua të luaj dhe, kur më vijnë mundësitë, përpiqem të jap maksimumin. Sot arrita të shënoj një gol dhe t’i jap fitoren skuadrës. Është rezultat i lojës së bukur të të gjithëve”, ka thënë kolumbiani.

Lexo po ashtu Pesë gola dhe dramë në minutat e fundit, Atalanta mposht Milanin dhe e lë pas në luftën për titull

Atalanta fitoi 3-2 ndaj Milanit në një ndeshje të tensionuar. /Telegrafi/