Site icon Telegrafi

Murati flet për planin e shpenzimeve dhe masat e kursimeve të Trustit

Komisioni për Buxhet dhe Transfere gjatë mbledhjes së fundit kishte vendosur që anëtarëve të Bordit të Fondit Pensional t’u hiqet kompensimi prej 70 për qind të pagës, pas përfundimit të mandatit për periudhën prej një viti.

Kryetari i këtij komisioni, Hekuran Murati për Telegrafin ka folur për kërkesën e Trustit për miratimin e buxhetit dhe tarifës menaxhuese.

“Ka qenë kërkesë e komisionit dhe që është mbështet me shumicë të votave nga anëtarët, që Fondi i Kursimeve Pensionale apo i ashtuquajturi Trusti ta ripërpunoj buxhetin, planin e shpenzimeve vjetore dhe ta dorëzoj me disa masa të kursimeve, e ndër këto kanë qenë disa shpenzime apo benificione te personeli dhe po ashtu edhe te tarifa menaxhuese për investimet, pra të investohet në fondet që kanë tarifë menaxhuese më të lirë, duke mosrrezikuar performancën apo kthimin e fondeve”, tha Murati.

Lexo po ashtu Propozohet heqja e kompensimit prej 70 për qind të pagës për bordin e Trustit

Ai tregon se personeli i Trustit i ka pasur disa përfitime shtesë, që sipas tij janë mbi minimumin ligjor.

“Kanë qenë disa benificione shtesë, që realisht janë mbi minimumet ligjore që kërkohen. Për sa i përket fondeve pensionale dhe po ashtu disa shpenzime të tjera për trajnime dhe udhëtime zyrtare që është kërkuar të zvogëlohen”, tregon ai. /Telegrafi/

Exit mobile version