Site icon Telegrafi

Munishi pas barazimit: Rezultati ishte real, Prishtina si duket kishte premi

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka folur pas barazimit ndaj Prishtinë në kuadër të javës së 22-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina dhe Gjilani kanë luajtur baras 2-2 në ndeshjen derbi të zhvilluar në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë.

Golat në këtë përballje u shënuan nga Oto John (80’) dhe Endrit Krasniqi (90+) për vendasit, ndërsa për Gjilanin shënuan Gerhard Progni (24’) dhe Arbër Prekazi (65’).

Ky barazim është rezultat real sipas trajnerit të Gjilanit, Munishi, i cili e ka vlerësuar lartë lojën e Prishtinës.

Lexo po ashtu Prishtina dhe Gjilani luajnë baras në trilerin e zhvilluar në Suharekë

“Rezultati është real. Ne luajtëm mirë në pjesën e parë dhe fillim të pjesës së dytë. Pastaj Prishtina bëri trysni dhe shënoi golat”, ka thënë fillimisht Munishi pas ndeshjes.

“Ne u desh ta përfundojmë ndeshjen ti shfrytëzojmë raste pas golit të dytë”.

“Morëm një gol nga ndërprerje dhe kjo është e dyta që e pranojmë, kështu edhe para kësaj xhiro bëmë penallti nga ndërprerja”.

“Para ndeshjes jemi përgatit për ndërprerje, edhe pse Prishtina nuk shquhet në këtë aspekt, por sido që të jetë, kjo ishte një ndeshje e mirë”.

“Prishtina po të luante kështu në të gjitha ndeshjet do të ishte kandidat për titull. Sigurisht kanë pasur premio për këtë takim dhe i përgëzoj”.

“Titulli? Akoma fillimi i kampionatit, ka ndeshja të mjaftueshme, besoj që nuk është pasqyra reale e të gjitha skuadrave, në xhirot në vijim kampionati do të jetë më interesant. Ne koncentrohemi për ndeshjet e ardhshme”, përfundoi trajneri i Gjilanit. /Telegrafi/

Exit mobile version