Telegrafi

Munishi ndjen keqardhje për gjendjen e Feronikelit në triumfin e Gjilanit

Gjilani ia doli të triumfonte në kuadër të javës së 20-të në BKT Superligën e Kosovës me rezultat 3-1.

Trajneri Ismet Munishi është shprehur shumë i kënaqur me lojën që treguan lojtarët e tij, por që shpreson që edhe Feronikeli të këndellet nga kjo krizë që e ka kapluar

“Djemtë e Feronikelit luftuan shumë, i përgëzoj”, ka thënë strategu i Gjilanit në një intervistë pas ndeshjes për ArtSport.

“Feronikeli nuk e meriton këtë situatë, është një klub me traditë, është 3 herë kampion e ka fitua edhe Kupën e Kosovës”.

“Dëshiroj që ky klub të këndellet. Sa i përket skuadrës sime jam i kënaqur me paraqitjen”, ka shtuar më tej Munishi.

Me këtë fitore Gjilani rikthehet në krye të BKT Superligës, ku ka 39 pikë, një më shumë se Drita në vendin e dytë. /Telegrafi/