Site icon Telegrafi

Munishi: Ndaj Feronikelit ishte ndeshja më e mirë e sezonit, i lumtur me Blerim Krasniqin

Ismet Munishi (Foto: Lumi HD)

Gjilani ka vazhduar me formë të mirë në BKT Superligën e Kosovës, teksa ka mposhtur Feronikelin 1-0.

Ishte një ndeshje e dominuar nga bardhekuqët prej fillimit e deri në fund të saj, por nuk arritën të shënonin më shumë se një gol.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi e ka vlerësuar ndeshjen ndaj Feronikelit si më të mirën të ekipit të tij deri më tani në këtë edicion.

“Kjo ishte ndeshja më e mirë që ka luajtur Gjilani këtë sezon. Kishim angazhim të madh dhe vetëbesim të plotë”, tha Munishi.

Tutje trajneri i ‘Skifterave’ foli edhe për sulmuesin Blerim Krasniqi që shënoi golin e parë këtë kampionat, derisa tha se e gëzon shumë fakti që ai ka realizuar.

“Goli i shënuar nga Blerim Krasniqi më gëzon shumë, pasi ka dhënë kontribut të madh për klubin deri tani”.

Blerim Krasniqi (Foto: Lumi HD)

“Goli i shënuar ishte i bukur dhe gjithçka shkoi mirë. I patëm disa mungesa sikurse Musolli, Kastrati, Prekazi e Veliu, por duhet të vazhdojmë tutje”, tha Munishi.

Me fitoren e sotme, Gjilani ngritët në pozitën e parë në BKt Superligë me 20 pikë të tubuara, një më shumë se Drita në vendin e dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version