Ismet Munishi ka folur pas fitores ndaj Feronikelit në kuadër të xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës me rezultatin minimal 1-0.
Gerhard Progni e shënoi golin e vetëm në ndeshje që ishte edhe goli i fitores për Gjilanin.
Pas ndeshjes, Ismet Munishi u shpreh i kënaqur me punën e skuadrës.
“Jam shumë i kënaqur me lojën e zhvilluar dhe me rezultatin, krijuam raste, luajtëm shpejt dhe në shpejtësi e sipër i bëmë edhe disa gabime”.
“Për penalltinë, më shumë më erdhi keq për lojtarin që humbi penalltinë se sa penalltia”.
“Absolutisht skuadra nuk ka asgjë negative, duhet të rritet konkurrenca, skuadra është fantastike, sot e pamë skuadrën edhe në fazën e sulmit dhe në fazën e mbrojtjes”.
“Është për të ardhur keq që nuk jemi në objektivat tonë, sepse me këtë skuadër do të bënim gjëra të mëdha”, ka thënë Ismet Munishi.
Gjilani mbetet në pozitën e katërt me 43 pikë. /Telegrafi/