Telegrafi

Munishi beson se Gjilani do t’i befasojë disa skuadra në vijim

(Foto: Facebook/SC Gjilani)

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, është shprehur i kënaqur me triumfin e thellë të skuadrës së tij në sfidën ndaj Besës.

Në ndeshjen e xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, të zgjedhurit e tij shënuan plot pesë gola, ndërsa e pranuan vetëm një.

Në prononcimin e tij pas takimit, Munishi ka theksuar se kishte zgjedhur një formacion ofensiv, i cili rezultoi i suksesshëm.

Lexo po ashtu Gjilani regjistron fitore të thellë ndaj Besës

Ai ka thënë se përkundër që Besa tashmë është përshëndetur nga Superliga, kjo skuadër i ka befasuar disa ekipe gjatë këtij edicioni, ndërsa edhe Gjilani synon t’i bëjë disa befasi në vazhdim të sezonit.

Gjilani është i katërti në renditje pas kësaj fitoreje me 40 pikë të arkëtuara, kurse trajnerit i kanë pëlqyer të gjithë golat duke mos e veçuar ndonjërin prej tyre. /Telegrafi/