Themeluesi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka postuar një foto ku thuhet se tregohen dhjetëra luftëtarë të vdekur të Wagner-it, duke e fajësuar “ata që duhet të kishin zgjidhur çështjen e furnizimit me municion të mjaftueshëm”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Prigozhin postoi gjithashtu fotografinë e një kërkese zyrtare ku i kërkon ushtrisë ruse që të ofrojë për Wagner municion për të pushtuar Bakhmutin, një kërkesë që ai thotë se nuk është përmbushur.
“Municioni nuk na është dhënë dhe nuk po na jepet. Tani është ora 10 e mëngjesit të 22 shkurtit, nuk është ndërmarrë asnjë hap për sigurimin e municionit”, citohet të ketë thënë Prigozhin teksa postoi fotografinë e ushtarëve rusë të vdekur – fotografi që janë shpërndarë në rrjetet sociale.
“Po publikoj një foto më poshtë. Ky është një nga vendet e grumbullimit të të vdekurve. Këta janë djemtë që vdiqën dje…”, citohet të ketë thënë ai.
Wagner PMC başkanı Yevgeny Prigozhin, gün içinde ölen PMC savaşçılarının bir fotoğrafını ve RF Silahlı Kuvvetleri Genelkurmay Başkanı Valery Gerasimov'a hitaben bir açıklama yayınladı.
+ pic.twitter.com/pNZLAx2yzO— Simon Riley (@RileyGhostSimo1) February 22, 2023
Themeluesi i Wagner kishte akuzuar udhëheqjen e ministrisë ruse të mbrojtjes për “tradhti” të martën, për dështimin e tyre të supozuar në sigurimin e municioneve për kompaninë private ushtarake.
“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministri i Mbrojtjes po japin komanda djathtas e majtas, që PMC-ja e Wagner nuk duhet të marrë municion, nuk po ndihmojnë as me transportin ajror”, pohoi Prigozhin në një regjistrim të postuar nga shërbimi i tij për shtyp në Telegram.
“Kjo mund të barazohet me tradhti të lartë tani kur Wagner PMC po lufton për Bakhmutin, duke humbur qindra luftëtarë të tyre çdo ditë”. /Telegrafi/