Site icon Telegrafi

Muniain dhuroi spektakël në fundin e ndeshjes ndaj Barcelonës, ‘trullosi’ me driblime tre lojtarë kundërshtarë

Kapiteni Iker Muniain ishin ndër më meritorët në triumfin e Athletic Bilbaos ndaj Barcelonës me rezultat 3-2 në ndeshjen e Kupës së Mbretit.

Bilbao dhe Barcelona u ndeshen mes vete më fazën e 1/8-tës në Kupën e Mbretit me ndeshjen e rregullt që mbyll me barazim 2-2.

Golat në këtë kohë u shënuan nga Munian (2’) dhe Inigo Martinez (88’) për vendasit, ndërsa Ferran Torres (20’) dhe Perdi (90+) për mysafirët.

Lexo po ashtu 120 minuta lojë, Athletic Bilbao fiton trilerin e pesë golave ndaj Barcelonës dhe kalon në çerekfinale

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan në vazhdime dhe arritën të shënojnë edhe golin e fitores në minutën e 105-të me anë të Munian.

Munian, përveçse ishte më meritori për fitoren me dy golat e tij, ai u përkujdes edhe për të dhuruar spektakël për tifozët.

Në fund të ndeshjes, shtatshkurtri bask mori një top të vija këndore dhe arriti t’i driblojë tre lojtarë të Barcelonës.

Frenkie de Jong, Nico Gonzalez dhe Jordi Alba ishin tri viktimat e kapitenit të Bilbaos. /Telegrafi/

Exit mobile version