Arsenali është shumë afër që të kompletojë transferimin e Thomas Parteyt nga Atletico Madridi.
Pasi disa javësh negociatash të ashpëra, The Gunners duket se ia kanë arritur qëllimit që të transferojnë mesfushorin.
Los Rojiblancos kanë refuzuar shumë oferta të skuadrës londineze, mirëpo në fund këta të fundit u pajtuan që të paguajnë klauzolën e tij.
Arsenali ka paguar plotë 50 milionë euro për transferimin e Parteyt, e që do të jetë në mesin e lojtarëve më të paguar në klub.
Sipas asaj që raporton Daily Mirror, mesfushori do të paguhet hiq më pak se 260 mijë funte në javë te skuadra nga Veriu i Londrës. /Telegrafi/