Site icon Telegrafi

Mungon vetëm zyrtarizimi i duelit Joshua-Klitschko, por ekspertët mendojnë se britaniku po gabon

Marrëveshja ‘virtuale’ thuajse është arritur për duelin ndërmjet Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko, por ekziston shqetësimi se kjo nuk është ndeshja e duhur për boksierin britanik.

Në ditët në vijim pritet të bëhet konfirmimi zyrtar nëse kampioni IBF do ta mbrojë titullin për të dytën herë, kësaj radhe ndaj ukrainasit të famshëm.

Dueli pritet të zhvillohet në Manchester Arena më 10 dhjetor, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Projektohet super-dueli për titullin e botës në boks

Ish-kampioni i IBF, WBO dhe WBA do të paraqiste meçin më të vështirë në karrierën profesionale të Joshuas, i cili asnjëherë më parë nuk është ndeshur me një boksier ta rangut të Klitschkos.

Ekspertët parashikojnë se ky duel mund t’ia dëmtojë statusin ‘pa humbje’ boksierit britanik dhe mendojnë se është herët për karrierën e tij që të ndeshet me boksierin ukrainas, i cili i humbi titujt nga Tyson Fury. /Telegrafi/

Exit mobile version