Site icon Telegrafi

“Më mungon kur fle dhe kur zgjohem”, Xheneta shpërthen në lot pas largimit të Gjestit

Siç e dimë tashmë, Gjesti është bërë pjesëtar i Big Brother VIP Albania, pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova.

Ky kalim ka krijuar një valë diskutimesh dhe ka prekur shumë banorë, përfshirë Xhenetën, e cila ka shfaqur një reagim të fortë pas largimit të Gjestit.

Xheneta ka shpërthyer në lot, duke treguar se mungesa e Gjestit është një ngjarje e vështirë për të.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo dhe Gjesti kishin pasur një marrëdhënie dinamike, me momente të bukura dhe disa përplasje, por duket se lidhja e tyre ishte mjaft e fortë dhe e veçantë.

Pas largimit të tij, Xheneta ka shprehur se asgjë më shumë nuk e trishton si mungesa e Gjestit, duke theksuar se ai ka qenë pjesë integrale e përditshmërisë së saj brenda shtëpisë.

Ajo ka thënë: “Nuk e kam menduar që do të jem pa Gjestin këtu brenda. Ne kemi pasur shumë fjalë të këqija me njëri-tjetrin, por ai ka qenë në çdo cep të shtëpisë dhe besoj se të gjithëve po i mungon, jo vetëm mua”.

“Po të ishte këtu, sjellja ime do të ndryshonte. Ai më mungon në çdo cep të shtëpisë, sidomos kur zgjohem në mëngjes”.

“Çdo mëngjes kam shkuar te shtrati i tij, tani e shoh shtratin e tij bosh dhe më mungon shumë. Dy ditët e para më dukej sikur e dëgjoja zërin e tij, tani nuk është më. Ai më mungon kur fle dhe kur zgjohem, tepër shumë”. /Telegrafi/

Exit mobile version