Butrint Imeri dhe Don Xhoni kanë qenë miq shumë të mirë dhe janë shfaqur vazhdimisht bashkë.
Të njëjtit kanë realizuar edhe bashkëpunime, ndërsa janë parë në pushime e në çdo vend me njëri-tjetrin.
Megjithatë, së fundmi dyshja kanë lënë të dyshohet se kanë prishur raportet.
Kjo pasi reperi nga Drenica mungoi në festën e ditëlindjes së 27-të të Butrintit, që u organizua me miq dhe familjarë.
E veç kësaj, ata shihen se nuk e ndjekin më njëri-tjetrin as në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram.
Duket se këto aludime i ka komentuar edhe vetë krijuesi i hitit “Dilema” me anë të një postimi në InstaStory.
Ai shihet në një makinë, ndërsa ka shkruar: “Mos u merakosni shumë”.
Postimi i tij vjen pasi shumë nga fansat e njerëzit në rrjet kanë komentuar marrëdhënien e tyre. /Telegrafi/