Telegrafi

Mungoi në dasmë, por vëllai i Ben Affleck i bën një dedikim Lopezit: Ti je një diamant

(Foto: Pinkvilla)

Vëllai më i vogël i Ben Affleckut, Casey, e ka mirëpritur nusen e aktorit pasi nuk arriti të shkonte në dasmën e tyre.

Ai nuk ishte i pranishëm në dasmën treditore, e cila u zhvillua në pronën e Ben në Georgia fundjavën që lamë pas, për shkak të disa obligimeve familjare.

47-vjeçari, i cili është po ashtu aktor, ka bërë një postim në rrjetet sociale duke i uruar mirëseardhje kunatës së tij.

“Gjërat e mira ia vlen të priten. Kjo është për trazirat, fillimet e reja dhe gjetja e ‘rezervuarëve’ të rinj të dashurisë së vjetër. Mirë se vjen në familje.

Lexo po ashtu Vëllai i vogël dhe ish-gruaja e Ben Affleck nuk morën pjesë në dasmën e tij me Jennifer Lopez

“Bëhu gati për një mosfunksionim të vërtetë! Thjesht po bëj shaka, po bëj shaka”, ka shkruar Casey, para se të përfundojë: “Jen, ti je një diamant. Të duam shumë”. /Telegrafi/