Vëllai më i vogël i Ben Affleckut, Casey, e ka mirëpritur nusen e aktorit pasi nuk arriti të shkonte në dasmën e tyre.
Ai nuk ishte i pranishëm në dasmën treditore, e cila u zhvillua në pronën e Ben në Georgia fundjavën që lamë pas, për shkak të disa obligimeve familjare.
47-vjeçari, i cili është po ashtu aktor, ka bërë një postim në rrjetet sociale duke i uruar mirëseardhje kunatës së tij.
“Gjërat e mira ia vlen të priten. Kjo është për trazirat, fillimet e reja dhe gjetja e ‘rezervuarëve’ të rinj të dashurisë së vjetër. Mirë se vjen në familje.
“Bëhu gati për një mosfunksionim të vërtetë! Thjesht po bëj shaka, po bëj shaka”, ka shkruar Casey, para se të përfundojë: “Jen, ti je një diamant. Të duam shumë”. /Telegrafi/