Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, duket se po e kërkon largimin nga Londra edhe shkaku i ndalesave që konsumimit të cigares brenda stadiumit.
Trajneri italian po lidhet me një kalim te Juventusi, mirëpo mediat në Angli raportojnë se ai po e kërkon largimin nga skuadra londineze, pasi në fushë nuk po mund të konsumojë nikotinë.
Besohet se Sarri konsumon katër pako cigare në ditë, mirëpo me transferimin e tij në Londër në verën e kaluar, kjo gjë ka filluar t’i reduktohet dhe nuk po i pëlqen aspak.
Maurizio Sarri smokes HOW many cigarettes a year?! 😳😳 pic.twitter.com/qDnN3k6Gg3
— JOE (@JOE_co_uk) August 22, 2018
Mediat angleze raportojnë se në fillim të aventurës te Chelsea, trajneri italian kishte kërkuar një hapësirë të veçantë ku lejohet pirja e cigares brenda Stamford Bridges, mirëpo ishte refuzuar.
Kështu, Sarri thuhet se po e kërkon kalimin te Juventusi jo vetëm se është i pakënaqur nga trajtimi që i është bërë nga tifozët dhe mediat në Londër, por edhe shkaku i vartësisë nga duhani.
Trajneri italian pitet që t’i bashkohet Zonjës së Vjetër në javët e ardhshme, derisa vendin e tij mund ta zë Frank Lampard që aktualisht drejton Derby Countyn. /Telegrafi/