Lionel Messi i kishte thënë Barcelonës se dëshiron të largohet dhe të bashkohet me Pep Guardiolan dhe Manchester Cityn.
Ylli i Barcelonës ishte pensionuar nga kombëtarja verën e shkuar pasi që e humbi penalltinë në finale ndaj Kilit.
Ai pas disa ditësh u dënua edhe me 21 muaj burg dhe shumë gjëra të këqija ishin mbledhur në një vend.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, sulmuesi 29-vjeçar kishte kërkuar largimin nga Barcelona për tu bashkuar me Guardiolan te City, pasi që ishte kënaqur së bashku me të te gjigantët katalunas.
Pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ ishte shunë nervoz në atë kohë dhe dëshironte të largohej nga Spanja.
Pasi që foli me presidentin Josep Bartomeu, Barcelona u përgjigj se ata nuk do ta shinin kurrë, por nëse gjithçka është e vendosur atëherë çmimi është 250 milionë euro.
Guardiola ishte gati të paguante deri në 150 milionë funte, por pasi që babai i Messit u takua me Bartomeun dhe Jordi Mestren, u mbyll gjithçka.
Pas tri orësh bisedimesh mes Messit, u desh edhe fjala e Luis Suarez që ai të ndryshojë mendje. /Telegrafi/