Telegrafi

Mundi i pashpresë i shoferit, për ta parkuar veturën (Video)

Në Serpukhov të Rusisë, një shofer ka bërë manovra dëshpëruese, që të parkohet në një vend mjaft të gjerë.

Vetura e kuqe 4×4, shihet teksa futet me pjesën e pasme në vendin e destinuar për parkim, e tek del sërish, transmeton Telegrafi.

Është edhe një përpjekje që e bën shoferi për ta parkuar veturën, por më kot.

I dëshpëruar që i shkoi mundi huq, shoferi largohet nga aty mbase për të parkuar diku tjetër. /Telegrafi/