Telegrafi

Mund t’ju ketë ikur, ky është asistimi maestral i Asllanit për golin e Sensit

Mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani ka dhuruar një asistim të përkryer për bashkëlojtarin e tij Stefano Sensi në ndeshjen ndaj RB Salzburg.

Interi ka shënuar mbrëmë fitore me rezultat 4-3 ndaj RB Salzburg në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Red Bull Arena”.

Njëri nga më meritorët për këtë fitore të Interit padyshim se ishte mesfushori i talentuar shqiptar, Kristjan Asllani.

Asllani arriti ta bëjë një asistim maestral për bashkëlojtarin e tij, Sensi, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 90-të të ndeshjes.

Asistimi i reprezentuesit shqiptar ishte nga rreth 50 metra dhe me një saktësi të madhe duke e vendosur italianin të vetëm përball portierit.

Ky asistim i Asllanit, i cili u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 70-të, ka zënë vend të madh në rrjetet sociale duke u përfolur shumë. /Telegrafi/