Site icon Telegrafi

Mund t’ju ketë ikur, Firmino e shmangu Ceballosin me një driblim që rrallë shihet   

Roberto Firmino prodhoi një nga driblimet më interesante dhe që ndodh shumë rrallë në futboll, gjatë ndeshjes ndaj Arsenalit në Ligën Premier.

Liverpooli e mposhti Arsenalin në Anfield me rezultat 3-1 gjatë ndeshjes derbi të vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier.

Golat në këtë fitore të Reds u shënuan nga Joel Matip (41′) dhe Mohamed Salah (49′, 59′).

Lexo po ashtu Liverpooli thyen rekordin e klubit për fitore radhazi në Ligën Premier

Megjithatë, paraqitje brilante pati edhe sulmuesi brazilian, Firmino, i cili dhuroi emocione dhe ‘show’ për tifozët e Liverpoolit.

Sulmuesi brazilian bëri një driblim maestral dhe të rrallë ndaj mesfushorit Dani Ceballos, të cilin e shmangu duke ia quar topin mbi kokë.

Lexo po ashtu Transferimi i ri i Arsenalit, Pepe e driblon me mjeshtëri Van Dijkun - driblimi i parë i holandezit në Ligën Premier nga marsi i 2018

Driblimi i Firminos doli ashtu siç e kishte parapa, por goditja e tij nga distanca fatkeqësisht u bllokua dhe braziliani nuk arriti ta përfundonte lëvizjen sublime me një gol.

Më poshtë e keni videon e driblimit të Firminos ndaj Ceballosit. /Telegrafi/

https://youtu.be/zUc3XYLqnIU

https://twitter.com/lfcrealtalk/status/1165313532294045698

Exit mobile version