Telegrafi

Mund t’iu ketë ikur, Deulofeu shënoi një gol të rrallë dhe shumë gjenial ndaj Wolvesit

Momenti i golit nga Deulofeu (Foto: Watford)

Gerard Deulofeu ka shënuar një supergol gjatë të dielës në ndeshjen e vlefshme për Kupën FA ndaj Wolverhampton Wanderers.

Watord ka arritur të kualifikohet në finalen e madhe të Kupës FA, ku do të përballet me Manchester Cityn.

Deri te kualifikimi, klubi londinez erdhi pas një fitore të madhe me rikthim ndaj Wolvesit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Gerard Deulofeut

The Hornets ishin në disavantazh 0-2, por arritën të barazojnë rezultatin në 2-2 dhe në vazhdime të fitojnë gjithë ndeshjen 3-2.

Kjo fitore e Watfordit erdhi falë të inkuadruarit në pjesën e dytë, spanjollit Deulofeu, i cili shënoi dy gola (79′, 104′).

Megjithatë, goli i parë i ngushtimit të epërsisë në 1-2 ishte gjenial nga Deulofeu, i cili la të shtangur portierin me një goditje me efe.

Ky gol po bënë gjiron e botës, pasi rrallëherë shihen në fushat e blerta. /Telegrafi/