Telegrafi

Mund t’ju ketë ikur aksioni perfekt i Cityt: Gundogan dhuron një asistim maestral me thembër, Aguero ‘poshtëron’ portierin kundërshtar (Video)

Manchester City ka dhuruar një aksion model në ndeshjen e Kupës FA ndaj Burnley të shtunën mbrëma.

Qytetarët u takuan me Burnleyn në ndeshjen e vlefshme për 1/32-tën e Kupës FA, të cilën e fituan me rezultat të thellë 4-1.

Skuadra e Pep Guardiolas arriti të fitojë falë një rikthimi të madh, duke i shënuar katër gola në pjesën e dytë.

Lexo po ashtu Guardiola lavdëron Agueron: Mund t'i shënoj dy gola për një sekondë

Golat në këtë fitore për Qytetarët u shënuan nga Sergio Aguero (56′, 58′), Leroy Sane (71′) dhe Bernardo Silva (82′).

Megjithatë, ajo që vlen të theksohet në këtë ndeshje është aksioni perfekt i ndërtuar nga lojtarët e Cityt.

Lexo po ashtu Xavi: Tre lojtarë të Cityt, dy të PSG-së dhe një i Bayernit kanë ADN-në e Barçës

Protagonistët kryesor ishin mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan, i cili asistoi në mënyrë perfekt me thembër për Sergio Agueron dhe argjentinasi me lehtësi kaloi portierin kundërshtar për të shënuar gol.

Pas këtij goli, futbollistët morën ovacione të shumta dhe mediat angleze dhe më gjerë kanë dhënë lëvdata të mëdha për skuadrën e Cityt dhe këta dy futbollistë. /Telegrafi/