Manchester City ka dhuruar një aksion model në ndeshjen e Kupës FA ndaj Burnley të shtunën mbrëma.
Qytetarët u takuan me Burnleyn në ndeshjen e vlefshme për 1/32-tën e Kupës FA, të cilën e fituan me rezultat të thellë 4-1.
Skuadra e Pep Guardiolas arriti të fitojë falë një rikthimi të madh, duke i shënuar katër gola në pjesën e dytë.
Golat në këtë fitore për Qytetarët u shënuan nga Sergio Aguero (56′, 58′), Leroy Sane (71′) dhe Bernardo Silva (82′).
Megjithatë, ajo që vlen të theksohet në këtë ndeshje është aksioni perfekt i ndërtuar nga lojtarët e Cityt.
Protagonistët kryesor ishin mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan, i cili asistoi në mënyrë perfekt me thembër për Sergio Agueron dhe argjentinasi me lehtësi kaloi portierin kundërshtar për të shënuar gol.
Pas këtij goli, futbollistët morën ovacione të shumta dhe mediat angleze dhe më gjerë kanë dhënë lëvdata të mëdha për skuadrën e Cityt dhe këta dy futbollistë. /Telegrafi/