Minutat e fundit të ndeshjes Napoli – Milan nuk kanë qenë aspak të qeta sidomos në kampin mysafirë.
Stefano Pioli vendosi t’i largonte nga loja dy yjet e skuadrës, Olivier Giroud dhe Rafael Leao ku të dy nuk e pritën aspak mirë këtë moment.
Më keq zëvendësimin e priti Rafael Leao i cili ishte i acaruar me trajnerin, madje ishte gati ta sulmonte atë nëse nuk do të ndërhynin bashkëlojtarët e tjerë.
Leao u largua nga loja mbrapa portës së Napolit dhe po e fyente vazhdimisht trajnerin teksa po shkonte drejt pankinës.
Ishin bashkëlojtarët e tij Adli, Pobega dhe Alessandro Florenzi që e ndaluan dhe qetësuan portugezin për mos të bërë ndonjë gjë që do t’i kushtonte shumë.
👀 Leao questioning Pioli’s decision to take him off. Adli and Florenzi didn’t manage to calm him down.
— SempreMilan (@SempreMilanCom) October 30, 2023
Gjithsesi pas ndeshjes Pioli ka thënë se do t’iu jap shpjegime dy futbollistëve për zëvendësimet e bëra. /Telegrafi/
🇵🇹🔄 Rafael Leão was not happy with being substituted yesterday vs Napoli… clearly asking manager Stefano Pioli why he was taken off. 🤷♂️ pic.twitter.com/qVgRLAsRgt
— EuroFoot (@eurofootcom) October 30, 2023