Site icon Telegrafi

“Mund të vritet ose të vdesë nga sëmundja” – si do të përfundojë epoka e Putinit, disa prej skenarëve nga ish-spiuni britanik

Ish-spiuni britanik Christopher Steele beson se presidenti rus Vladimir Putin do të jetë jashtë pushtetit “brenda vitit të ardhshëm”, duke thënë se Perëndimi duhet “të përgatitet për fundin e epokës së Putinit”.

Dobësitë në pushtetin e presidentit rus u ekspozuan gjatë rebelimit të ndërprerë të grupit Wagner dhe Steele dha disa skenarë të mundshëm që do të mund të ndodhin që do t’i japin fund mbretërimit të tij, transmeton Telegrafi.

Putini mund të vdesë nga sëmundja ose të vritet

Thashethemet për shëndetin e Putinit kanë qenë të shumta, duke përfshirë edhe atë se ai është i sëmurë rëndë me kancer.

Steele thotë se ndonëse e paqartë për simptomat e tij, por “burime shumë të besueshme po na thonë se ai është i sëmurë për një kohë të gjatë” – duke rritur mundësinë që ai mund të vdesë papritur.

Është gjithashtu e mundur që ai të vritet, ndoshta nga elementë të brendshëm, ose prej një komploti jashtë Rusisë.

Steele thotë se ky do të ishte skenari më i keq për Perëndimin pasi “të gjitha bastet do të binin poshtë”, me “përçarje mes grupeve” të mundshme përpara se të vendoset një pasardhës.

Drejtori i FSB-së, Aleksandër Bortnikov mund të jetë një nga favoritët për të marrë pushtetin në një skenar të tillë, thotë ish-spiuni.

Putin mund të rrëzohet për shkak të dështimit të tij në luftën e Ukrainës

Putin besonte se do të fitonte shpejtë kur kushtoi Ukrainën: realiteti ka qenë shumë ndryshe.

Steele thotë se avancimi i ngadaltë i kundërofensivës së Ukrainës mund t’i ketë dhënë Putinit një “pak kohë”, por shqetësimi për pushtimin – dhe efekti shtrëngues i sanksioneve mbi ekonominë ruse mund të jetë thelbësor.

Ai beson se kështu, mund të bëhet komplot për ta vrarë ose rrëzuar Putinin për një oligark tjetër sigurie ose regjimi.

Putin mund të japë dorëheqje nga pozita

Pas më shumë se 20 vjetësh në pushtet dhe me presione në rritje, 70-vjeçari mund të vendosë se është koha për të shkuar dhe për të dhënë dorëheqje në zgjedhjet e ardhshme, të planifikuara për në mars 2024.

Steele thotë se zgjedhjet mund t’i japin atij një “potencial të jashtëzakonshëm” dhe se Putini mund të zgjedhë të mbështesë një pasardhës sikurse Dmitry Patrushev, djali i sekretarit të Këshillit të Sigurimit rus, ose Aleksey Dyumin.

Si pjesë e një marrëveshjeje për të hequr dorë, Putini mund të kërkojë gjithashtu imunitet për të dhe familjen e tij – ngjashëm me marrëveshjen e arritur kur ish-presidenti Boris Yeltsin hoqi dorë nga kontrolli në vitin 1999.

Puç ushtarak

Përpjekja për grusht shteti nga mercenarët e Wagner-it – që thuhet se kishte për qëllim liderët ushtarakë të Rusisë dhe jo vetë Putinin – u ndalua nga udhëheqësi i saj përpara se trupat të arrinin në Moskë.

Por Steele thotë se mund të ndodh një komplot i orkestruar nga oficerë të lartë nga forcat e armatosura kryesore të vendit “të zhgënjyer nga dështimet dhe humbjet në Ukrainë”.

Sidoqoftë, ndonëse mund të ndodhë, ai e vlerëson këtë skenar si “shumë pak të mundshëm”.

Kryengritje popullore

Një rrugë tjetër më pak e mundshme kur Putini do të mund të rrëzohej do të ishte një kryengritje – ose nga një figurë nacionaliste sikurse shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ose nga një veprim demokratik nga mbështetësit e liderit të opozitës ruse të burgosur, Alexei Navalny.

Ish-spiuni thotë se kjo do të ishte “shumë e paparashikueshme dhe ndoshta e përgjakshme në afat të shkurtër” – me rezultate dukshëm më të favorshme për Perëndimin dhe Ukrainën nëse figurat demokratike do të ishin në gjendje të merrnin kontrollin. /Telegrafi/

Exit mobile version