Telegrafi

Mund të rrezikonte një dëmtim më të madh – Araujo luajti me dy vida në dorë në El Clasico vetëm pesë ditë pas operimit

Në gjysmëfinalen e madhe të Superkupës së Spanjës, Reali mundi Barcelonën me rezultat 3-2 pas kohës shtesë, ndërsa një nga temat e madha në bisedimet mes tifozëve të klubit katalanas është mbrojtësi uruguaian Ronald Araujo.

Në internet janë shfaqur disa fotografi ku shihet dora e tij, të cilin e ka operuar vetëm disa ditë para El Clasico.

Araujo edhe pse mund të ishte në pushim, mësohet se ai ka insistuar të luajnë ndeshjen kundër Real Madridit edhe pse kishte dy vida në dorë.

Një numër i madh i tifozëve janë befasuar nga stafi profesional i Barcelonës i drejtuar nga Xavi sesi e lejuan Araujon të luante.

Mediat spanjolle shkruajnë se në rast të një rënieje pak më të rëndë, ai do të mund të kishte rënduar dëmtimin e dorës dhe të rrezikonte një operacion të ri korrigjues.

Golat për Mbretërit u shënuan nga Vinicius Junior, Karim Benzema dhe Fede Valverde, ndërsa për Barçën shënuan Luuk de Jong dhe Ansu Fati.

Ndeshja u luajt në stadiumin King Fahd në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite. /Telegrafi/