Telegrafi

A mund të jetë Moldavia, caku i radhës i Vladimir Putinit?

A mund të jetë Moldavia, caku i radhës i Vladimir Putinit? Së paku atje ekziston frika se vendi mund të jetë në shënjestër nga Kremlini.

Dhe sekretari amerikan Antony Blinken është takuar me dy gratë që drejtojnë këtë vend: Kryeministren Natalia Gavrilita dhe presidenten Maia Sandu.

Ai është vetëm sekretari i tretë i shtetit i SHBA-së që viziton Moldavinë.

Atje thuhet se u dëgjuan disa fjalë Sekretari Blinken për unitetin, por moldavët duan garanci të forta për sigurinë e tyre.

Javën e kaluar, disa ditë pas agresionit rus në Ukrainë, ata aplikuan për anëtarësim në BE.

Sidoqoftë, shkruan BBC, përcjell Telegrafi, nuk ka asnjë provë konkrete për të konfirmuar frikën moldave.

Megjithatë, ajo bazohet në historinë dekadash: 128 km (80 milje) në lindje të kryeqytetit, në kufirin me Ukrainën, është Transnistria, një rajon i mbështetur nga Rusia që u shkëput nga Moldavia në vitin 1990. Moska ka ende një bazë ushtarake atje me rreth 15.000 ushtarë.

Në këtë drejtim, ka pasur “një përgjigje të shkurtër dhe të paqartë të sekretarit Blinken” kur është pyetur janë garancitë e tij.

“Ju e keni parë përgjigjen globale që ne kemi mobilizuar kundër agresionit të Rusisë (në Ukrainë), kurdo dhe kudo që mund të shfaqet ai agresion, ne do të bëjmë të njëjtën gjë”.

Ai tha gjithashtu se do të kërkonte fonde për të ndihmuar Moldavinë të kujdeset për refugjatët ukrainas që ka pranuar.

Ndryshe, Moldavia është një nga vendet më të varfra dhe më të vogla në Evropë. /Telegrafi/